Presidentja sllovene: Akt qyqar sulmin në kanalin Ibër-Lepenc
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ka reaguar pas sulmit të së premtes me eksploziv ndaj kanalit Ibër – Lepenc, duke e quajtur akt të neveritshëm.
Në platformën “X”, Pirc Musar ka thënë se është e bindur se autorët do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë.
“Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm e qyqar dhe sabotimi i infrastrukturës kritike civile që furnizon popullin e Kosovës me ujë të pijshëm nuk është asgjë më pak se kaq”, ka shkruar presidentja sllovene.
Ajo është shprehur e bindur është e bindur se autorët e këtij akti do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë.