Superliga rikthehet sot me dy superduele

Superliga rikthehet sot me dy superduele

Skuadrat elitar rikthehen në aksion këtë vikend me sfidat e javës së gjashtë.

Kjo xhiro nis sot pasdite me përballjet Dukagjini- Fushë Kosova dhe Llapi-Gjilani, sfida këto tejet të rëndësishme dhe që pritet të dhurojnë  duele interesante.

Duele të zjarrta do të luhen nesër pasdite, ku kryederbi luhet mes dy rivalëve të vjetër, Dritës dhe Prishtinës, ndeshje kjo që luhet në Gjilan.

Përballja mes gjilanasve dhe prishtinasve si çdo herë pritet të sjellë ndeshje dramatike jo vetëm për shkak të rivalitetit që ekziston prej vitesh mes këtyre dy skuadrave, por edhe për rëndësinë e pikëve nga ky ballafaqim.

Kampioni i Kosovës, Ballkani para tifozëve të tyre pret Malishevën, derisa Liria i bën ‘konak’ Feronikelit ’74.

Superliga /Java e Gjashtë

Të shtunën takohen:

Dukagjini-Fushë Kosova

Llapi-Gjilani

Të dielën takohen:

Ballkani-Malisheva

Liria-Feronikeli ‘74

Drita-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Share This