Kurti: Shpërthimi në Zubin Potok, sulm kriminal e terrorist
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencën e jashtëzakonshme me gazetarë ka dënuar sulmin në Zubin Potok ku është dëmtuar rëndë sistemi i ujitjes Ibër-Lepenc, duke shkaktuar rrjedhjen e pakontrolluar të ujit në atë zonë. Kurti tha se është sulm kriminal dhe terrorist.
Kreu i Qeverisë tha se sulmet terroriste e dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, ne besojmë nga fqinji ynë verior agresiv e armiqësor.
“Vetëm ditëve të fundit patën msyer me granata dore në stacioni policor në Zveçan, më 26 nëntor, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes në afërsi të objekti Komunës së Zveçanit, e sonte ishte akti më i rëndë, ku rreth orë 19:00 në afërsi të fshatit Vragë të Zubin Potokut, me mjete shpërthyese u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë, si dhe KEK-u për ftohjen e termoelektranave në prodhimin e energjisë elektrike.
Kryeministri tha se Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe në krye të detyrës, derisa njoftoi se furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë përkohësisht sipas paralajmërimeve e njoftimeve nga KRU ‘Mitrovica’.
“Ky është sulm kriminal dhe terrorist, i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, mbase më të rëndësishme që kemi”, tha Kurti. /rtk/