Eliminohen paqartësitë rreth procesit të blerjes së autobusëve në Prishtinë
Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i `Trafikut Urban`, njofton se kanë arritur të eliminojnë dilemat rreth stabilitetit financiar dhe paqartësive të tjera lidhur me vazhdimin e procesit të realizimit të kredisë për blerjen e flotës së dytë të autobusëve të ri.
“Pas vendimit të Bordit të Drejtorëve dhe zyrtarëve të lartë të ndërmarrjes, sot kryesuesi i Bordit ka drejtuar një shkresë përmes email-it në adresë të kompetentëve të BERZH-it dhe grupit PIU për vazhdim të procesit të implementimit të projektit GrCF2W2 “Transporti Urban i Prishtinës II””, thuhet në komunikatën e Trafikut Urban.
Sipas komunikatës vendim ky që derivon nga: Stabilizimi i gjendjes financiare të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” Sh.A. Prishtinë dhe pajtueshmërisë së Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe Drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike të Komunës së Prishtinës, Bekim Brestovci me kërkesat e BD dhe menaxhmentit të ndërmarrjes për mbështetje nga Komuna e Prishtinës dhe për përmbushjen e kushteve të përcaktuara në Kontratën e vitit 2022 mes Komunës së Prishtinës, Trafikut Urban dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Pas pajtueshmërisë për secilin anëtar të ekipit PIU nga kompetentet e BERZH-it, është nxjerrë vendimi nga UD i KE për formimin e njësisë së implementimit për projektin GrCF2W2 “Transporti Urban i Prishtinës II’ , thuhet në komunikatën e Trafikut Urban.