Rinovimi dhe dyshimet e Xavi-t: Dyshoj se do të mund të qëndroj 15 vjet
Barcelona ka qenë gjithmonë në zemrën e Xavi.
Ish-mesfushori veshi fanellën e katalanasve për gati dy dekada përpara se të kthehej në Katalonjë si trajner në vitin 2021.
Kampioni i botës i vitit 2010, megjithatë, është gati të rinovojë me klubin e Joan Laportës, siç u shpjegua gjatë konferencës për shtyp në funksion të ndeshjes me Celta Vigo:
“Rinovimi është rënë dakord prej ditësh dhe do të shpallet së shpejti. Nuk e di kur, por së shpejti”.
40-vjeçari nuk e sheh Barcelonën në të ardhmen e tij, duke hedhur poshtë mundësinë për ta parë atë në krye të klubit për një periudhë të gjatë:
“Të qëndrojë për 15 vjet? Duket e komplikuar. Kjo është Barça dhe kërkesat janë të tmerrshme – nënvizoi Xavi – Ka pasur momente që jam argëtuar shumë, por ka pasur edhe të tjera ku kam vuajtur. Kjo është një slitë. Tani për tani jam shumë i lumtur dhe ndjej se klubi ka besim te mua, por dyshoj se do të mund të qëndroj 15 vjet”.