FFK uron Ditën e Forcës
Me rastin e Ditës së Forcës, Federata e Futbollit e Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
“Kjo ditë simbolizon atdhedashurinë, guximin dhe përkushtimin e secilit prej nesh për ta ndërtuar një shtet të fortë, demokratik dhe plot dinjitet”.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është simbol i sakrificës, lavdisë dhe unitetit. Respekt dhe mirënjohje të pafund për shërbimin tuaj ndaj atdheut!”, theksohet në urimin e FFK-së.