Presidentja uron Ditën e Forcës: Ju jeni gardianë të paqes

Presidentja uron Ditën e Forcës: Ju jeni gardianë të paqes

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar për Ditën e Forcës.

Ajo ka postuar një video në “Facebook” ku përmbi të ka shkruar se në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme!”, ka shkruar Osmani.

Share This