Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra

Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se kadetët e Forcës së Sigurisë e kanë përfunduar suksesshëm marshimin prej 12.8 kilometrave, që u zhvillua në rrethinën e Liqenit të Batllavës.

Në një postim në Facebook, Maqedonci tha se ata treguan disiplinë dhe vendosmëri përkundër kushteve të rënda atmosferike me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore.

“Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak. Krenarë për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur”, ka shkruar Maqedonci, raporton rtk.

Share This