Shkëlqen Nora, e artë në Baku
Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka shkëlqyer në “Grand Slam-in e Baku-s në Azerbajxhan.
Nora e mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani në kategorinë deri në 57 kilogramë duke fituar medaljen e artë.
Pas Distria Krasniqit që fitojë medaljen e argjendtë, është Nora që prek majat e këtij turneu të madh të xhudos.
Nora në duelin finale tregojë formë mjaft të mirë duke mundur gjeorgjianen dhe duke ia siguruar Kosovës medaljen e artë.