FBK publikon dënimet lidhur me incidentet e finales në Superkupë
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar dënimet e shqiptuara lidhur me incidentet e natës finale në Superkupën e Kosovës në basketboll.
Finalja u zhvillua mes Trepçës dhe Pejës, teksa u përcoll me incidente të shumta si brenda, ashtu edhe jashtë palestrës “13 Qershori”.
Lidhur me incidentet, Komisioni i Garave i FBK-së shqiptoi dënim në total prej 1700 eurosh ndaj organizatorit, KB Golden Eagle Ylli.
Dënimet e shqiptuara:
Adis Beciragic (KB Trepça) dënohet me 300 euro
Justin Davis (KB Peja) 50 euro
Rami Hadar (KB Peja) 300 euro
KB Golden Eagle Ylli (si organizator i turneut të Superkupës) 1700
Numri i tifozëve të pranishëm ishte rreth 1200.