Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Ai është pritur nga kryekuvendari, Glauk Konjufca dhe më pas edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Lidhur me takimin me Konjufcën, Gashi ka shkruar edhe në rrjetin social “X”.
“Ishte nder i madh të takoja mikun tim, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Prishtinë. Diskutuam lidhjet tona të forta dypalëshe, sfidat e integrimit në BE dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit parlamentar”, ka shkruar Gashi.