Haaland rrezikon një ditë burg, mësoni arsyen
Në mes të krizës së rëndë dhe të papritur sportive të përjetuar nga Manchester City, një lajm që ka dalë në orët e fundit pothuajse të bën të buzëqeshësh, pavarësisht se flitet për mundësinë që një nga lojtarët e trajnerit Pep Guardiola të mund të përfundojë në burg.
Sipas “buletinit zyrtar” të kantonit Vaud më 25 tetor, Erling Haaland nuk ka paguar një gjobë prej 60 frangash, ekuivalente me afërsisht 64.50 euro dhe mund të përfundojë në burg për 24 orë.
Arsyeja për momentin nuk dihet, por të gjithë e dinë që norvegjezi kalon shumë kohë në Zvicër duke qenë se babai i tij, Alf-Inge Haaland, jeton në Andermatt që nga viti 2023. Prandaj, ka mundësi që shkaku të ketë qenë thjeshtë shpejtësia. Lajmi është befasues kur merret parasysh madhësia e gjobës dhe paga e sulmuesit.
Nëse nuk paguan, Haaland mund të arrestohet sapo të shkelë në tokën zvicerane.