Shtetësi për talentet e sportit që s’jetojnë në Shqipëri
Qeveria e Shqipërisë vjen me një vendim të ri lidhur me pajisen me pasaportën shqiptare për sportistët.
Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që t’u lejohet talentëve të sportit që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe nëse nuk kanë mbushur 18 vjet.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar vendimin që ka marrë Qeveria e Shqipërisë.
“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” në Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talentëve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, ka shkruar Rama në Facebook, duke shpërndarë edhe disa fotografi të futbollistëve të Kombëtares A dhe atyre të “shpresave” të Shqipërisë.