Lara Colturi shkruan historinë në Botërorin e skive Alpine

Lara Colturi shkruan historinë në Botërorin e skive Alpine

Sportistja Lara Colturi, që garon për Shqipërinë bëri një garë spektakolare në pistën e Gurgl në Austri, duke u renditur në vendin e dytë, pas amerikanes Mikaela Shifrin.

Kjo është hera e parë që një sportiste që garon për Shqipërinë arrin një rezultat të tillë në një Kupë Bote.

Lara Colturi ngre në podium flamurin shqiptar, duke treguar edhe një herë se është një sportiste me një të ardhme të ndritur.

Share This