Sabatini: Isha afër të transferoja Rabiot-in të Roma
Ish-drejtor sportiv i AS Romës, Walter Sabatini, ka thënë se ishte afër të transferonte yllin e Juventusit, Adrien Rabiot në kohën sa francezi ishte pjesë e PSG-së.
Sabatini thotë se i ka mbetur merak që nuk e kishte transferuar reprezentuesin francez në kryeqytetin italian.
“Përvoja më e hidhur që pata ishte me Rabiot, jo me të, por me nënën e tij, sepse ai ishte një lojtar që e humba pasi që thuajse e kisha marrë. Kisha arritur marrëveshje për ta çuar te Roma, por pas gjashtë muajsh gjerat ndryshuan”, ka thënë Sabatini.
Rabiot nga PSG-ja ishte transferuar të Juventusi dhe tashmë ai është një nga lojtarët kryesore në skuadrën e Massimiliano Allegrit.