Vehapi, një nga 25 gjyqtaret e përzgjedhura në programin ‘Rruga drejt Majës’

Vehapi, një nga 25 gjyqtaret e përzgjedhura në programin ‘Rruga drejt Majës’

Një grup prej 25 gjyqtareve të kategorisë së dytë të UEFA-s për vajza morën pjesë në kursin ‘Rruga drejt Majës’, i cili u zhvillua në Nyon nga data 18 deri më 21 nëntor 2024.

“Një nga 25 gjyqtaret e përzgjedhura, që cilësohen me potencial të lartë për zhvillim në të ardhmen, ishte edhe gjyqtarja Rita Vehapi nga Kosova”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, Roberto Rosetti dhe Dagmar Damkova mirëpritën yjet e ardhshme të arbitrimit evropian.

Share This