Sot nis turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Sot nis turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të nis sot pasdite në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“FBoxK ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor. Turneu është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë, marrë parasysh edhe faktin se mbahet nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FBoxK.

Pjesëmarrëse në turne sipas këtij njoftimi, do të jenë tetë shtete.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen sot me fillim në ora 16:00, ndërsa finalet luhen nesër me fillim në ora 12:00.

Meçet finale do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK.

Share This