Dardanet grumbullohen në Plovdiv për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave është grumbulluar sot në Plovdiv të Bullgarisë, ku më 26 shtator do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, garë kjo e cila për herë të parë zhvillohet sivjet në konkurrencën e femrave.
Përzgjedhësja Anneli Andersen ka ftuar 23 futbolliste për këtë ndeshje, derisa Kosova bën pjesë në Ligën C në Grupin 5, bashkë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Dardanet nesër do t’i fillojnë përgatitjet për këtë ndeshjen e parë, që vlerësohet tejet e rëndësishme për rrjedhën e mëtutjeshme të kësaj gare.
Ndeshja Bullgari – Kosovë zhvillohet të martën e ardhshme, në orën 17:00, në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv.