Kuç: Humbje pa meritë

Kuç: Humbje pa meritë

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, është shprehur i zhgënjyer me humbjen nga Viktoria Plzen në kuadër të Ligës së Konferencës.

Në një prononcim pas ndeshjes me gazetarin Kushtrim Reshitaj, Kuç tha se ekipi i tij ka humbur shumë raste, dhe e ka quajtur humbje pa meritë.

“Kemi pranuar një gol me devijim, kemi humbur raste. Është humbje pa meritë. Pas gjithë kësaj lodhje, besoj që na mirëkuptojnë nga Federata. Na duhet një ditë më shumë për t’u përgatitur për lojë. Këto janë ndeshje me ekipe të mëdha. Vetëm një ditë jemi përgatitur për këtë ndeshje. Por, për këto nivele duhet më shumë freski e përgatitje më e madhe”, tha Kuç për ArtMotion.

Share This