“Beteja e fundit e Perandorit”, Adriano përgatitet për ndeshjen e lamtumirës

“Beteja e fundit e Perandorit”, Adriano përgatitet për ndeshjen e lamtumirës

Adriano do të luajë ndeshjen e tij të lamtumirës në futboll… tetë vjet pas herës së fundit që zbriti në fushë.

Ish-sulmuesi i Parmës, Interit dhe Romës ka vendosur të organizojë një event më 15 dhjetor në stadiumin “Maracana” në Rio de Zhaneiro. Quhet “Beteja e fundit e Perandorit”, me disa yje që kanë luajtur përkrah tij si në Flamengo ashtu edhe në futbollin italian.

Ivan Ramiro Cordoba, Nicolas Burdisso, Carlos Gamarra, David Pizarro, Maxwell, Maicon dhe Julio Cesar janë vetëm disa nga ish-shokët e skuadrës që do të marrin pjesë në këtë ndeshje lamtumire.

“Ajo që dikur ishte një ëndërr po bëhet realitet. Jam shumë i lumtur që kam kaq shumë yje dhe miq të pranishëm në ndeshjen time të lamtumirës dhe mezi pres që të vijë. Do të jetë një festë e madhe,” ka deklaruar Adriano.

Në vitin 2009 ai arriti të fitonte kampionatin brazilian pasi u rikthye pas eksperiencës tek Interi, ku kishte fituar 4 tituj kampion, 2 Kupa Italie dhe një Superkupë.

Share This