BE: Sulmi rus me ICBM ndaj Ukrainës do të shënonte përshkallëzimin e luftës

BE: Sulmi rus me ICBM ndaj Ukrainës do të shënonte përshkallëzimin e luftës

Lëshimi i një rakete balistike ndërkontinentale nga forcat ruse në Ukrainë shënon një “përshkallëzim të qartë” nga presidenti Vladimir Putin, tha sot  Bashkimi Evropian – pasi Kievi akuzoi Moskën për një sulm të tillë.

Ukraina tha se raketa, pa një kokë bërthamore, kishte në shënjestër qytetin qendror të Dnipros.

“Ndërsa ne vlerësojmë faktet e plota, është e qartë se një një sulm i tillë – do të shënonte një tjetër përshkallëzim të qartë nga ana e Putinit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i çështjeve të jashtme të BE-së, Peter Stano.

Kievi tha se disa lloje raketash u lëshuan sot në qytetin industrial – në përshkallëzimin e fundit që kur Ukraina lëshoi në Rusi – ​​raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Perëndimi, duke shënjestruar infrastrukturën e rëndësishme.

“Nëse konfirmohet, përdorimi i raketës balistike ndërkontinentale (ICBM), kjo do të përfaqësonte një “ndryshim sasior dhe cilësor” në luftë”, tha Stano.

ICBM-të mund të godasin objektiva mijëra kilometra larg dhe janë të dizajnuara për të bartur koka luftarake konvencionale dhe bërthamore.

Një burim në forcat ajrore ukrainase konfirmoi se ishte hera e parë që një armë e tillë ishte përdorur që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022, duke shtuar se ishte “e qartë” se raketa nuk mbante një ngarkesë bërthamore.

Rusia përditësoi doktrinën e saj bërthamore këtë javë, duke lejuar përdorimin e armëve bërthamore kundër vendeve jo-bërthamore – pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kievit lejen për të përdorur raketat amerikane ATACMS kundër objektivave ushtarakë brenda Rusisë.

“Ata po luajnë një lojë bërthamore”, tha Stano i BE-së duke iu referuar Moskës.

“Është shumë e vështirë të parashikohet nëse ata e duan vërtet këtë”, shtoi ai. /atsh/

Share This