Edhe Napoli e do Ismajlin
Pas Juventusit, është Napoli një tjetër klub i madh italian që është i interesuar për mbrojtësin shqiptar Ardian Ismajlin.
Reprezentuesi i Shqipërisë po bën një sezon të madh me Empolin, dhe tashmë ai po ndiqet nga dy klubet e mëdha të elitës së futbollit italian, Juventus dhe Napoli.
Sipas medieve italiane, pas Juvës edhe ‘Napolitanët’ synojnë ta blejnë shqiptarin qysh në afatin kalimtar të janarit.
Tek Napoli janë të bindur në aftësitë e Ismajlit. Drejtuesit e skuadrës nga ‘Diego Maradona’ do të përpiqen që ta vendosin Ismjalin nën urdhërata e Antonio Contes në muajin janar.
Kujtojmë se te Napoli luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.