Ernest Muçi, dopietë në fitoren e Legias përballë Aston Vilës

Ernest Muçi, dopietë në fitoren e Legias përballë Aston Vilës

Legia e Varshavës zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, Grupi E.

Nënkampionia polake mposhti Aston Vilën, e konsideruar si favorit për të fituar kompeticionin, me rezultatin 3-2.

Heroi i ndeshjes ishte Ernest Muçi, i cili shënoi dy gola ndaj skuadrës së Premier League. Lojtari shqiptar bëri diferencën, por i gjithë ekipi meritoi duartrokitje.

Vlera totale e të gjithë lojtarëve në skuadrën angleze është afro 600 milionë euro. Nuk është çudi që Aston Vila konsiderohet si favoriti kryesor për të fituar Ligën e Konferencës.  Po në këtë grup, Zrinjski Mostar ka arritur të mposhtë AZ Alkmar me rezultatin 4-3

Në Grupin F, Fiorentinas nuk i ka mjaftuar dopieta e Ranierit në shtëpinë e Genk, pavarësisht se kaloi dy herë në avantazh. Gjithçka është mbyllur në barazim 2-2.

Në sfidën tjetër të grupit, Ferencvaros ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 3-1 përballë Cukaricki.

Në grupin H, Fenerhabce ka triumfuar përballë Nordsjaelland me rezultatin 3-1, ndërsa Ludogorets-Spartak Trnava është mbyllur me fitoren e vendasve 4-0.

Në Grupin G, gjermanët e Eintracht kanë mundur Aberden me rezultatin 2-1, ndërsa PAOK ka arritur të rrëmbejë një fitore 3-2 në transfertë përballë HJK Helsinki.

Share This