“Asllani i bëri mirë detyrat e tij, të tjerët nuk i zbatuan”, gazetari italian i del në mbrojtje talentit shqiptar
Inter arriti t’i shpëtonte humbjes mbrëmjen e së mërkurës në përballjen ndaj Real Sociedad në Champions League, me Lautaro Martinez i cili shënoi golin e barazimit 3 minuta para përfundimit të ndeshjes.
Kristjan Asllani luajti për 55 minuta si titullar, por paraqitja e tij nuk ishte e mirë.
Pas ndeshjes, mes shumë lojtarëve të tjerë, edhe shqiptari nuk i shpëtoi kritikave.
Megjithatë, gazetari italian Sandro Sabatini, theksoi se Asllani ishte i saktë në detyrat e tij ndërsa shtoi se ishin të tjerë lojtarë ata të cilët zhgënjyen në fushën e stadiumit San Sebastian.
“Kam një mendim pozitiv për paraqitjen e Asllanit. Më duket se ai i bëri mirë detyrat e tij dhe ishin të tjerë lojtarë që nuk i zbatuan detyrat. Asllani e pati të vështirë sepse e gjeti veten në mesin e spanjollëve që po qarkullonin topin në mënyre të “dendur”.
Interi nuk e “pa” kurrë topin. Jemi me fat që Lautaro Martinez shënoi një gol me fat dhe morëm një barazim që duket i bukur dhe mëse i pranueshëm. E theksoj Interi nuk meritonte as barazimin”, u shpreh Sabatini.