Forca Ushtarake e Kosovës krah 11 shteteve në mbrojtje të Ukrainës

Forca Ushtarake e Kosovës krah 11 shteteve në mbrojtje të Ukrainës

Kosova është një nga shtetet që i është bashkuar Operacionit Interflex, një nismë globale organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar që deri më tani ka trajnuar mbi 50,000 rekrutë ukrainas.

Ky bashkëpunim thekson mbështetjen e Kosovës për Ukrainën dhe angazhimin e saj për lirinë dhe qëndrueshmërinë ndërkombëtare, transmeton klankosova.tv.

Operacioni Interflex, tani përfshin një koalicion gjithnjë në rritje të vendeve, përfshirë edhe Rumaninë dhe Estoninë.

Trajnimi fokusohet në rritjen e aftësive dhe gatishmërisë së forcave ukrainase për të përballuar sfidat e sigurisë, thuhet ndër tjera në njoftim.

“50,000 rekrutë ukrainas janë trajnuar nën Operacionin Interflex, duke përmirësuar aftësitë dhe gatishmërinë e tyre.

Kosova, Rumania dhe Estonia janë kombet më të fundit që i janë bashkuar këtij përpjekjeje globale, duke qëndruar të bashkuar për lirinë dhe qëndrueshmërinë”, thuhet në platformën X.

Share This