Në fundjavë turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’
Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor 2024 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, event ky që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
“FBoxK ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor. Turneu është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë, marrë parasysh edhe faktin se mbahet nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FBoxK.
Pjesëmarrëse në turne sipas këtij njoftimi, do të jenë tetë shtete.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 nëntor (e shtunë) me fillim në ora 16:00, ndërsa finalet më 24 nëntor ( e diel) me fillim në ora 12:00.