Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira e intervale të herëpasherëshme kthjellimesh. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, në zonën veriperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar. Nga orët e pasdites deri në mbrëmje në zonën e veriperëndimore, pjesërisht në qendër e pjesërisht në jug reshjet pritet të jenë të rrëmbyeshëm me intensitet mesatar e të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar  kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e pasditë era fiton shpejtësi 12-15m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/16 Re shi
Kukës 3/15 Re shi
Lezhë 6/19 Re shi
Dibër 2/15 Re shi
Durrës 11/21 Re shi
Tiranë 11/20 Re shi
Elbasan 9/18 Diell re shi
Berat 7/21 Diell re shi
Vlorë 9/22 Re shi
Korcë 1/16 Diell re shi
Gjirokastër 8/18 Re shi
Sarandë 12/19 Re shi
Share This