Dy gjigantët italiane në garë për Zhegrovën

Dy gjigantët italiane në garë për Zhegrovën

Performanca e shkëlqyer e yllit kosovar Edon Zhegrovës me skuadrën franceze, Lille si dhe me Kombëtaren e Kosovës është duke u ndjekur me interesim të madh nga dy klube të mëdha italiane.

Mediet italiane raportojnë se dy gjigantët e Serie A, Juventus dhe Roma, janë të interesuar që të transferojnë sulmuesin kosovar.

Juve dhe ‘romakët’ thuhet se tashmë janë hedhur në sulm për transferimin e Zhegrovës në verën që vjen.

‘Zonja e Vjetër’ siç raportohet, është më afër talentit kosovarit për shkak se torinezët kanë marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hasn Cetinkaya, duke qenë se është i njëjti person që shiti Denis Zakaria për 20 milionë te Monaco.

Vera që vjen pritet të jetë e ‘nxehtë’ për 25-vjeçarin, i cili tashmë është në një nga lojtarët më të kërkuar për momentin.

Share This