Montella është trajneri i ri i Turqisë

Montella është trajneri i ri i Turqisë

Vincenzo Montella është emëruar trajner i ri i Turqisë, ka njoftuar Federata Turke e Futbollit.

Kjo pas ndarjes me gjermanin Stefan Kuntz. pas rezultateve të fundit që janë konsideruar të dobëta, përfshirë barazimin me Armeninë dhe humbjen nga Japonia.

Sipas njoftimit, Montella ka nënshkruar një kontratë trivjeçare.

Italiani ka qenë më herët trajner te Adana Demirspor, AC Milan, Fiorentina e Sevilla.

Share This