Ministri Çeku publikon projektet se si do të duken katër stadiumet e reja
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka publikuar projektet se si do të duken katër stadiumet në katër qendra të mëdha të Kosovës.
Ai ka thënë se Peja e Ferizaj po bëhen më stadiume të ri ndërsa në Prizren e Vushtrri do të kemi rinovime totale.
Të gjitha këto stadiume do të kenë pamje spektakolare dhe do t’i plotësojnë kriteret për ndeshje ndërkombëtare.
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit. Peja e Ferizaj po bëhen me stadiume të reja, Prizreni e Vushtrria me rinovim total. Ka përfunduar hartimi i projekteve zbatuese për stadiumet e Pejës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë, ndërsa sot i kemi shpallur procedurat e prokurimit. Nga 19 milionë euro për Pejën e Ferizajin, 13 milionë për Prizrenin dhe pesë milionë për Vushtrrinë (për stadiumin e Vushtrrisë komuna ka hartuar projektin dhe bashkëfinancon rinovimin me 20 përqind). Vazhdojmë me vendosmëri të plotë zbatimin e planit tonë pesë vjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vend”, ka shkruar Çeku.