Komuna e Deçanit e nis asfaltimin e rrugëve në fshatin Pozhar
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Pozhar.
Ramosaj është duke vazhduar t’i mbajë premtimet ndaj qytetarët, të cilëve iu ka dhënë që nga fillimi i mandatit.
“Sot, ka filluar asfaltimi i gjitha rrugëve dhe rrugicave 🚧🛣️ në fshatin Pozhar. 🏘️
Premtimet tona po i kthejmë në punë sepse përkushtimi për rregullimin e mirëqenies së qytetarëve ka marrë një dimenzion tjetër duke parë ndryshimin e qytetit të Deçanit dhe dita ditës në çdo fshat po punohet për të mirën e qytetarëve.
Të lumtur që sot po jetësojmë premtimet tona, të dhëna në fillim të mandatit se motoja ka qenë dhe vazhdon të mbetet:
#PërDeçaninSkaMuNdal
Urime Pozhar, i gëzofshi!”, thuhet ndër të tjera në postimin e Ramosajt.