Sylvinho para ndeshjes me Ukrainën: Luajmë për fitore

Sylvinho para ndeshjes me Ukrainën: Luajmë për fitore

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, braziliani Sylvinho, në konferencën për media, një ditë para ndeshjes me Ukrainën, ka thënë se skuadra e tij në duel me ukrainasit hynë për fitore.

Shqipëria dhe Ukraina do të ndeshen nesër mbrëma në ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit të këtij cili garash në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë në duel me Ukrainën vijnë pas barazimit pa gola me Çekinë, ndeshje kjo e luajtur tri ditë më parë në Tiranë.

“Me Ukrainën luajmë për fitore”, ka thënë Sylvinho.

Ai shpreson se Jasir Asani do të jetë pjesë e skuadrës së tij për sfidën me Ukrainën. Asani ishte lënduar në ndeshje kundër Çekisë, duke u larguar nga loja, por Sylvinho thotë se ende ka shpresë për Asanin.

“Nuk kam humbur shpresat për Asanin”, ka theksuar Sylvinho.

Strategu brazilian sa i përket të lënduarve dhe formacionit thotë se gjithçka do të vendoset pak orë përpara ndeshjes.

Ndeshja Shqipëri-Ukrainë fillon në orën 20:45.

Share This