Napoli konfirmon lëndimin e Rrahmanit, ja sa do të mungojë kosovari

Napoli konfirmon lëndimin e Rrahmanit, ja sa do të mungojë kosovari

Një lajm i keq për tifozët e Napolit. Mbrojtësi kosovar i ‘napolitanëve’ Amir Rrahmani do të jetë larg fushës së blertë dy deri në tri javë.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, dje ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës gjatë duelit Braga-Napoli, ku kosovari luajti vetëm 13-të minuta pasi u detyrua të largohet nga fusha shkaku i lëndimit.

Napoli përmes një njoftimi, ka bërë më dije se Rrahmani ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë.

“Amir Rrahmani, që ishte titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bragas, ka pësuar një lëndim muskulor në kofshën e majtë”, thuhet në njoftimin e klubit nga ‘Diego Armando Maradona’.

Sipas medieve italiane, lojtari më shumë gjasë do të jetë jashtë fushës për dy apo tre javë, por që mund të mungojë edhe në dy ndeshjet e tetorit për Kombëtaren e Kosovës.

“Dardanët” më 12 tetor luajnë kundër Andorrës, kurse tre ditë më vonë e pret Izraelin.

Share This