Presidenti Ademi uron djelmoshat e Kosovës U19: Triumf historik ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Presidenti Ademi uron djelmoshat e Kosovës U19: Triumf historik ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka uruar Kosovën U19 për fitoren e madhe ndaj Spanjës.

Edhe pse kampion i Evropës në fuqi për grupmoshat U19, “La Roja” pësoi disfatë në Kosovë me rezultat 3:4.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Ademit:

“Urime djelmoshave të Kombëtares U19 për triumfin historik ndaj Spanjës, kampionit në fuqi të Evropës!

Fitorja spektakolare 4:3 ndaj një prej gjigantëve më të mëdhenj të futbollit evropian është dëshmi e karakterit, shpirtit luftarak dhe kualitetit të jashtëzakonshëm të kësaj gjenerate. Pas një humbjeje sfiduese ndaj Austrisë, këta djem treguan forcë dhe vendosmëri për t’u rikthyer fuqishëm dhe për të na bërë krenarë të gjithëve.

Paraqitja e sotme është jo vetëm një fitore ndaj një emri të madh, por edhe një premtim për të ardhmen e ndritur të futbollit kosovar. Jam i bindur se këta djelmosha do të na sjellin edhe më shumë gëzime dhe suksese në të ardhmen.

Urime të sinqerta lojtarëve dhe stafit teknik, me në krye Adil Maliqin, për këtë sukses të jashtëzakonshëm!

Ju lumtë për zemrën dhe pasionin që e keni dhënë në fushë!

Forca Dardanët!

Share This