Faleminderit, DRENICË!
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, takimin e radhës e ka pasur në Skenderaj.
“Në zemrën e Skenderajt, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra, ndjeva pulsin e shtetit tonë. Ndjeva entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë”.
“Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë”, ka theksuar Hamza.
Ai ka thënë se duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, “ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën”.