Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
Një person është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur në qytetin e Klinës. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasditës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Rreth orës 17:17 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në një lokal, në sheshin `Mujë Krasniqi`, në Klinë, ka të shtëna me armë zjarri.
Policia edhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe një tjetri në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, ka thënë për RTK-në Fadil Gashi.