Inzaghi pas barazimit në Champions: Rezultat i mirë pas një ore vuajtjeje
Interi i Inzaghit rrëmbeu një 1-1 ndaj Real Sociedad në një ndeshje shumë të vështirë.
Goli i Lautaro Martinez në tre minuta nga fundi shmangu humbjen për zikaltërit.
“I kisha parashikuar vështirësitë ndaj një kundërshtari të denjë – komentoi Inzaghi në fund të ndeshjes – u treguam të zotë sepse për një orë vuajtëm por qëndruam bë bdeshje dhe në fund, pasi barazuam, ne donim ta fitonim ndeshjen. E pamë drejtpërdrejt atë që kisha thënë një ditë më parë për Real Sociedad”.
Inzaghi ndryshoi formacionin startues.
“Më pas është gjithmonë e lehtë të flasësh, do të kisha dashur të bëja disa ndryshime të tjera sinqerisht. Djemtë luajtën shumë dhe kishte edhe ndeshje të përfaqësueseve, energjia mungon dhe do të bëj gjithmonë këtë. Në pjesën e parë vuajtëm të gjithë, jo vetëm ndryshimet që kisha bërë. Sommer na ndihmoi të qëndronim në lojë dhe më pas të kesh Lautaro përpara gjithmonë ndihmon. Unë kam një skuadër të gjatë dhe cilësore që duhet të përpiqem ta shfrytëzoj, kushdo që hyri, bëri shumë mire”.