Mourinho: Po e nisim nga e para, por në Budapest nuk kemi humbur
Pasi arkivoi fitoren e thellë në kampionat, suksesin e parë të sezonit, Roma e José Mourinhos fluturon në Moldavi ku përballet me Sheriff Tiraspol në ditën e parë të fazës së grupeve të Europa League, një kompeticion me të cilin përballen si nën-kampionë.
“Do të jetë një sezon ndryshe nga i kaluari – komentoi Mourinho – por unë do të vazhdoj të them deri në fund që nuk e humbëm finalen në Budapest. Sa herë që më pyesin do të them kështu, por tani ne fillojmë nga e para. Fitimi i grupit do të ishte i rëndësishëm”.
Sezonin e kaluar, rrugëtimi triumfues i verdhekuqve drejt finales filloi me një humbje: “Ajo disfatë e ndërlikoi rrugën tonë, duke u dashur më pas të luajmë në play-off. Objektivi është kualifikimi në fazën tjetër dhe fitimi i grupit do të ishte i rëndësishëm”.
Në Moldavi ndeshja është kundër Sherifit, sigurisht jo një klubi i nivelit, por një prani e vazhdueshme në vitet e fundit në fazat e fundit të kompeticioneve evropiane.
“Ne respektojmë të gjithë kundërshtarët tanë – siguroi Mourinho –, dy vjet më parë humbëm 1-6 në një ndeshje të cilën na u desh ta fitonim, ashtu si me Ludogoretsin vitin e kaluar. Nuk është kurrë e lehtë në Evropë, sidomos jashtë shtëpisë. Më pas trajneri i tyre tha se objektivi është kualifikimi dhe kujtojmë se para disa vitesh Sherifi bëri histori në Champions… Do të luajmë seriozisht”.