Dzeko: Interi më largoi për Lukakun, u habita nga sjellja e tij
Ashtu si thuajse e gjithë bota e futbollit, edhe Edin Dzeko ka mbetur i habitur nga sjellja e ish-shokut të tij të skuadrës, Romelu Lukaku, i cili tradhtoi Interin gjatë negociatave të merkatos së verës.
Dzeko deklaroi se ndihej shumë mirë në Milano, teksa zbuloi se Interi vendosi të mos i rinovojë kontratën vetëm për të krijuar më shumë hapësira për Lukakun.
“Të them të drejtën jam ndjerë shumë mirë te Interi dhe do të doja të qëndroja ende. Megjithatë Interi nuk më rinovoi kontratën dhe e mirëkuptova, pasi ata donin t’i jepnin përparësi Lukakut dhe të mos i krijonin rivalitet. Pikërisht për këtë arsye, mbeta befasuar nga sjellja e tij, pasi te Interi bënë gjithçka për t’iu përshtatur”, u shpreh Dzeko.