Kombëtarja vazhdon stërvitjet, mungojnë dy lojtarë

Kombëtarja vazhdon stërvitjet, mungojnë dy lojtarë

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e dytë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Sipas FSHF-së me grupin në stërvitje nuk ishin vetëm Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami. Të dy lojtarët do të bashkohen në mbrëmje me skuadrën në hotelin ku qëndrojnë të grumbulluar.

Në seancën e sotme stërvitore u bashkuan me grupin edhe Elhan Kastrati, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Ernest Muçi dhe Indrit Tuci. I pranishëm ishte edhe Mirlind Daku, por futbollisti u stërvit vetëm në palestër për shkak të lodhjes gjatë udhëtimit për në Tiranë.

Seanca e sotme stërvitore nisi me punën në palestër dhe më pas kuqezinjtë zbritën në fushë për përgatitje atletike dhe ushtrime taktike.

Ndeshja e parë e nëntorit Shqipëri – Çeki, do të luhet të shtunën më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Share This