Bytyqi optimist: Synojmë të vazhdojmë serinë e fitoreve
Kombëtarja e Kosovës në futboll, të martën ka zhvilluar stërvitjen e dytë para sfidës me Rumaninë.
Dardanët më 15 nëntor luajnë në udhëtim tek Rumania, derisa tri ditë më vonë Kosova i bën ‘konak’ Lituanisë në ndeshjen e fundit të këtij cikli garues në Ligën e Kombeve.
Dueli me rumunët do të jetë vendimtarë për Kosovën në këtë ligë joshëse evropiane.
Pas stërvitjes së sotëm, futbollisti ofanziv, Zymer Bytyqi, ka thënë se është i lumtur që është rikthyer në ekipin kombëtar.
Futbollisti i CSKA Sofjes thotë se Kosova synon të vazhdojë serinë pozitive prej tri fitoresh radhazi.
“Jam shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur që më kanë thirr përsëri, e kam ndier njëfarë mërzie (malli) për me qenë këtu me djemtë tanë dhe për të luajtur për Kombëtaren tonë. Tash jam këtu dhe jam shumë i kënaqur”, ka thënë Bytyqi.