Gola me “bollëk” – mbyllen pjesët e para në ndeshjet kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Janë mbyllur pjesët e para në katër përballjet më interesante të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e sotme.
Bayern Munich ka shkuar në pushim me epërsi të dyfishtë kundër Man United në kryendeshjen e mbrëmjes që po luhet në “Allianz Arena”.
Sane dhe Gnabry me golat e minutave 28-të dhe 32-të ia dhanë avantazhin bavarezëve.
Në avantazh të trefishtë pas 45 minutave të para është Arsenali që po triumfon sigurt kundër PSV-së në stadiumin “Emirates”.
Saka në minutën e 8-të, Trossard në të 20-tën dhe Jesus në minutën e 38-të ishin realizatorët e golave për londinezët në fraksionin e parë të lojës.
Befasia po ndodh në takimin ndërmjet Real Sociedadit dhe Interit. Skuadra vendase është në avantazh 1:0 pas pjesës së parë.
Golin për baskët e shënoi Mendez në minutën e katërt të përballjes pas gabimit të mbrojtësit Bastoni.
Vlen të përmendet edhe epërsia e Napolit në udhëtim te Braga 0:1.
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ishte titullar, por u detyrua të zëvendësohet pas 13 minutave për shkak të një lëndimi, shkruan lajmi.
Të gjitha ndeshjet janë në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.