Kombëtarja nis përgatitjet për sfidat e nëntorit
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Arena Kombëtare”, atë ndaj Çekisë, më 16 nëntor, duke nisur nga ora 20:45 dhe atë ndaj Ukrainës, më 19 nëntor, po dukur nisur nga 20:45).
Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo e ka publikuar të premten listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit. Grumbullimi i lojtarëve ka nisur që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre.
Të dielën pasdite në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet kanë qenë të pranishëm vetëm 6 futbollistët e parë kuqezi, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.