Ilir Daja i Ballkanit: Viktoria Plzen favorit, por s’dorëzohemi

Ilir Daja i Ballkanit: Viktoria Plzen favorit, por s’dorëzohemi

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja thotë se Viktoria Plzen është favorit në përballjen e nesërme, por që kampioni i Kosovës nuk do të dorëzohet.

“Xhebrailat” do ta zhvillojnë përballjen e parë në kuadër të fazës grupore për Ligën e Konferencës ndaj gjigantit çek që eliminoi Dritën në raundet kualifikuese.

Në konferencë për shtyp, Daja tha se është sfidë shumë e vështirë por që nuk do të dorëzohen.

“Do jetë ndeshje e vështirë nesër, kundërshtari kalon formë shumë të mirë, por edhe ne përtej problemeve që kemi, ka 4 javë, me tri fitore dhe një barazim. Ne kemi shumë respekt për nivelin e Viktoria Plzen, por çdo ndeshje është e veçantë dhe ka historinë e vet, shpresojmë që duke pasur edhe fatin të marrim rezultat pozitiv”.

“Ne jemi për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës, kundërshtari ka shumë përvojë. Ne kurrë s’dorëzohemi, do bëjmë më të mirën”.

Ndër të tjera, tekniku shqiptar shtoi se Plzen është favoriti por Ballkani do të tentojë t’i kundërvihet, shkruan nacionale.

“Nuk i tregoj planet e ndeshjes, por që besoj që favorit është Viktoria Plzen, por ne kemi masat tona që t’i kundërvihemi, për detajet tjera e shohim nesër në fushë, sa më mirë që të jetë e mundur”.

Share This