Solskjaer për Ronaldon: Zgjedhje e gabuar, ai dukej i fortë…

Solskjaer për Ronaldon: Zgjedhje e gabuar, ai dukej i fortë…

I intervistuar nga The Athletic, Solskjaer kujtoi përvojën e tij si trajner te Manchester United, në veçanti rikthimin e Cristiano Ronaldos te ‘Reds’.

Solskjaer theksoi: “Ishte një vendim shumë i vështirë për të refuzuar dhe ndjeva se duhej ta merrnim, por doli të ishte i gabuar. U ndje shumë mirë kur ai nënshkroi dhe tifozët e ndjenë atë në atë ndeshje të Neëcastle, kur Old Trafford po gumëzhinte (pasi Ronaldo kishte shënuar dy gola në fitoren 4-1).

“Ai ishte ende një nga golashënuesit më të mirë në botë, dukej i fortë. Kur shikova kalendarin do të ishte një periudhë vendimtare: Manchester City, Liverpool dhe Tottenham, e Leicester në transfertë. Pastaj Chelsea dhe Arsenal, plus ndeshjet e Champions League. Gjërat shkuan kundër nesh. Gjithçka filloi me Aston Villa në shtëpi (humbje 1-0) dhe një penallti të humbur në finale”.

“Kur keni një grup, ka nevojë që të gjithë të shtyjnë në të njëjtin drejtim. Kur gjërat nuk po shkonin mirë, mund të shihje disa lojtarë që dilnin me egon e tyre. Ne mposhtëm bindshëm Tottenhamin 3-0 jashtë fushe, por më pas humbëm dy ndeshje”.

Share This