Nuk këndellet Man City, mposhtet edhe nga Brightoni
Manchester City ka pësuar humbje shokuese në udhëtim te Brightoni me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Erling Haaland kaloi kampionin në fuqi në epërsi, kur shënoi për 1-0 në minutën e 23-të.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ndodhi ajo që pak kush mund ta ketë pritur.
Joao Pedro i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar në minutën e 78-të.
Matt O’Riley (83’) e përmbysi rezultatin kur shënoi për 2-1, ndërsa Pedro ishte në rolin e asistuesit, shkruan telegrafi.
Manchester City qëndron në vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të takohen me Tottenhamin.