Këshilltari i Trumpit thotë se fokusi në Ukrainë duhet të jetë paqja, jo territori

Këshilltari i Trumpit thotë se fokusi në Ukrainë duhet të jetë paqja, jo territori

Një këshilltar i lartë i presidentit të rizgjedhur, Donald Trump thotë se administrata e ardhshme do të fokusohet në arritjen e paqes në Ukrainë në vend që t’i mundësojë vendit të rifitojë territorin e pushtuar nga Rusia.

Bryan Lanza, një strateg i partisë republikane, i tha BBC-së se administrata Trump do t’i kërkonte presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky versionin e tij të një “vizioni realist për paqen”.

“Dhe nëse presidenti Zelensky vjen në tryezë dhe thotë, ne mund të kemi paqe vetëm nëse kemi Krimenë, ai na tregon se nuk është serioz”, tha ai. “Krimeja është zhdukur”.

Share This