Roberto de Zerbi i kërkon Brightonit të mos e mbivlerësojë veten
Roberto de Zerbi konsideron se skuadra e drejtuar nga ai, Brighton & Hove Albion nuk duhet ta lejojë veten të jetë e vetëkënaqur teksa fillon aventurën evropiane.
Skuadra angleze ndeshet të enjten në Europa League me skuadrën greke, AEK Athens.
“Nëse mendojmë se jemi më të mirë se sa jemi, atëherë bëjmë një gabim të madh”, ka thënë strategu italian.
“Ne kemi studiuar shumë AEK-un. Ata janë një ekip i mirë, shumë agresiv me dhe pa top. Do të jetë një lojë shumë e vështirë”.
Skuadra e Brighton vjen tek ndeshja e ardhshme pas fitores mbresëlënëse në Premier League ndaj Manchester United me rezultat 3-1, por italiani i ka kërkuar ekipit të tij të mos mendojë për të kaluaren.
“Të harrojmë ndeshjet e luajtura më parë dhe të fokusohemi vetëm te ndeshja e radhës”, ka thënë ai.