Osmani diskuton me kryeministrin estonez për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Osmani diskuton me kryeministrin estonez për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Budapest, ka takuar sot kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal.

Presidentja Osmani ka thënë se me kryeministrin estonez kanë folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, raporton rtk.

“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal.  Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE. Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë!”, ka shkruar Osmani në postim në Facebook.

Share This