Deklarata për Trump e Grenell, Hoxhaj: S’besoj që në Washington e marrin seriozisht Gërvallën, s’e marrim as ne
Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për fitoren e Donlad Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Hoxhaj ka komentuar deklaratën e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, për Trump dhe Grenell.
Hoxhaj ka thënë se një deklaratë e tillë është e turpshme dhe s’i takon një ministreje të Jashtme të Kosovës dhe sipas tij, duhet të çmohet kontributi secilit pavarësisht se a është në pozitë apo në opozitë.
“Një deklaratë e tillë, mendoj që është e trupshme, nuk i takon dikujt si ministër i Jashtëm i Kosovës. Pavarësisht a është në pushtet apo opozitë, pavarësisht a është dikush në funksion apo në histori, duhet ta çmojmë kontributin e secilit”, ka thënë Hoxhaj.
“Deklaratë e papërgjegjshme dhe e turpshme”, ka shtuar tutje.
Zyrtari i PDK-së ka thënë se megjithatë s’beson që dikush në Uashington do të merret seriozisht me Gërvallën, meqë Hoxhaj thotë se as në Prishtinë Gërvalla s’merret seriozisht.
“Nuk besoj që dikush në Uashington merret seriozisht me znj. Gërvalla. S’e marrim as ne në Prishtinë”, ka thënë Hoxhaj në Frontal te T7.